Partizani nuk fiton një ndeshje ndaj Vllaznisë që nga muaji korrik i vitit 2020, kur sezoni stërzgjatej prej pauzës së pandemisë.

Ata fitonin me shifrat 3-0 në “Air Albania” dhe shënues ishin Solomon, Kordeiro dhe Mala, teksa vetëm ky i fundit është ende pjesë e të kuqve.

Në gjashtë përballjet pasuese, të kuqtë nuk kanë mundur të fitojnë asnjërën dhe thatësira pa fituar një ndeshje ndaj kuqebluve, bashkë me të sotmen shkon 574 ditë, pra afërsisht 19 muaj. Në gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre, Vllaznia ka fituar tri dhe po aq beteja janë mbyllur në barazim.

Interesant është fakti se në secilën prej këtyre ndeshjeve të fundit asnjëri prej ekipeve nuk ka mundur të shënojë më shumë se një gol. Sfida e fazës së parë të këtij sezoni është mbyllur në barazim 1- 1, ndërsa në të dytën fituan minimalisht shkodranët.