Kërkuesit e Univer sitetit të Insbrukut në Austri kanë llogaritur koeficientët e 26 kompanive të basteve të ndeshjeve të Botërorit dhe i kanë vendosur ato përballë statistikave të tyre, duke simuluar ndeshjet e mundshme dhe rezultatet.

Ata përdorën koeficientet e tyre si një bazë, por duke u hequr marzhinën e llogaritur të fitimit.

Pastaj llogaritën probabilitetet e përballjes së një skuadre me një tjetër dhe i vendosën në një model kalkulimi që simulonte çdo variant ndeshjeje në një kompjuter.

Dhe Brazili dhe Gjermania kanë dalë të parat. “Finalja më e mundshme, me një probabilitet 5.5% është Gjermani-Brazil dhe këta të fundit kanë shansin për t’u hakmarrë për gjysmëfinalen e humbur në 2014”, tha një nga bashkautorët e studimit, profesori Akim Cailais.