Shqipëria do të përballet të dielën ndaj Ukrainës në testin e dytë miqësor pas atij ndaj Kosovës.

Në konferencën për shtyp së bashku me mbrojtësin Mërgim Mavraj ishte dhe sulmuesi Bekim Balaj.

Bomberi shkodran tregoi se gjithsecili duhet të nxjerrë mësimet e tij nga humbja me Kosovën dhe se është gati për çdo zgjedhje teknike të trajnerit.

“Një ndeshje ku gjithkush nga ne duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ne që jemi në fushë jemi përgjegjësit kryesorë.

Përpara kemi Ukrainën dhe që aty duhet të demonstrojmë forcën dhe më të mirën tonë në fushë. Unë jam gati, por çdo zgjedhje teknike i takon vetëm trajnerit”, u shpreh Balaj.