Partizani nuk humb kohe dhe zyrtarizon emrin e trajnerit te ri. Ai eshte Xhovani Kolela. Nje emer jo i panjohur per futbollin shqiptar, pasi kohe me pare ka drejtuar per disa jave ekipin e Apolonise se Fierit.
Pas shkarkimit te Dritan Mehmetit diten e djeshme, te kuqte nuk kane hezituar t’ia besojne pankinen ketij trajneri dhe zyrtarizimi ka ardhur pak minuta me pare kur trajneri i ri eshte prezantuar nga presidenti Gaz Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini.
Ja çfare shkruan faqja zyrtare e klubit Partizani per kete gje:
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trainerin Xhovani Kolela. 55 vjeçari italian, i cili do të drejtoj skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini.
Kolela do t’i bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”.