Primozh Gliha nuk do të jetë më trajner i Përfaësueses së Kosovës, lajm i cili është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës në orët e fundit. “Me përfundimin e ciklit kualifikues për Europianin e vitit 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha”, ka njoftuar FFK-ja.

“FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alen Zhires”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

FFK-ja ka filluar “analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”.

Gliha mori drejtimin e Kosovës në korrik. Arriti dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Kosova e përfundoi ciklin kualifikues larg pritshmërive. Përfundoi e pesta në grup, vetëm mbi Andorrën.