Historia e futbollit shkodran ka patur ne gjirin e tij shume emra te njohur. Disa prej tyre i kanë marrë të gjithë meritat për atë kontribut që kanë dhënë në vite, por ka edhe shumë të tjerë që janë harruar. Dhe njërin prej këtyre të fundit, na e ka risjellë në vëmendje për fat të mirë një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë, i cili njëkohësisht në fëmijërinë e tij e ka ushtruar futbollin, pikërisht Sokol Parruca.

Me një shkrim në faqen e tij, ai na risjell në vëmendje Hasan Hasën, ish- futbollistin e Vllaznisë së viteve ’50- ’60 dhe njëkohësisht edhe trajnerin e moshave të Vllaznisë për disa vite me rradhë. Historia e tij është e veçantë sepse u detyrua ta braktiste futbollin në moshën 26 vjeçare sepse humbi njërin sy në një ndeshje kampionati. Ja çfarë shkruan Parruca në postimin e tij:

“Ky ne foto eshte prof. Hasan Hasa, futbollist i Vllaznise ne fillim viteve 60. Ne vitin 1962, teksa Vllaznia luante ne Lushnje, ne çastin kur lojtari i Lushnjes Gogoni ishte gati te godiste topin, per te shenuar golin ne porten e Vllaznise, rrufeshem fut koken Hasan Hasa dhe e largon topin, shpeton porten shkodrane nga nje gol i sigurte, por …ah, la syrin e ballit. Gogoni Lushnjes nuk arriti te godiste topin, por goditi syrin e Hasanit, i cili qe nga ajo dite mbeti pa njerin sy.

Une nuk di, qe ne historine e futbollit shqiptar, ne ndeshje zyrtare te kampionatit Kombetar, te jete demtuar kaq rende ndonje lojtar si Hasan Hasa. Çfare sakrifice, guximi e perkushtimi per fanelen e Vllaznise! U largua nga futbolli, mbeti invalid me njerin sy. Dhe ishte vetem 26 vjeç.

Pas disa viteve iu kthye pasionit te hershem, tashma si trajner i moshave. Ne kete foto jane disa femije te trajnuar nga prof. Hasani si Seit Canga, Fatmir Paçrami, Teodor Todhe, Viktor Pali, Gezim Piraniqi, Fatmir Hysa, Bardh Boriçi, Mehdi Dragovo e tjere. Se sa me serioziteti kushtohej trajnimit te femijeve, po ju tregoj vetem nje fakt.

Une nuk kisha ndonje te dhene per futboll e keshtu nuk shkoja rregullisht ne stervitje. Kur mungoja une, mungonte dhe Fatmir Paçrami, te cilin e kisha shume shok dhe ne nje lagje. Me kerkonte gjersa me gjente prof. Hasani e me thoshte troç, me shume sinqeritet: Nuk e kam hallin se me mungon ti, por kur nuk vjen ti nuk vjen as Fatmiri. Po te ai djale une shohe te dhena. Mu desh mua te shkoja ne stervitje, ca per hater te profesor Hasanit e ca per hater te Fatmirit.

Koha i dha te drejte prof. Hasanit, Fatmiri u be nje futbollist i shkelqyer i Vllaznise. Para disa vitesh, me thane se prof. Hasani ishte shume semure. Shkova ta shoh, diku nga vjeshta e vitit 2016. Ishte i shtrire e nuk levizte nga krevati. I ishte verbuar dhe syri tjeter, keshtu qe nuk shihte, krejtesisht i verbuar. I thane per mua qe kisha ardhe per ta takuar. Ato dy sy qe e kishin humbur funksionin e te parit, nuk kishim humbur ndjeshmerine.

Ca pika loti i rreshkiten ne faqe, me perqafoi. “Kam mbete ne shtrat, kam mall per shoket qe kam lujt. Kam mall per djemte qe i mesova me lujt”- me tha. Me kete merak nderroi jete nje nga me te sakrifikuarit e futbollit shqiptar. Nuk e di, te jete kujtuar e nderuar sa ishte gjalle. Te pakten t’i behen nderet tani”- shkruan Sokol Parruca.