Janë të shumta familjet nga Shkodra që kanë emigruar drejt vendeve fqinje si Greqia apo Italia në vitet 90-të. E tashmë me kalimin e thuajse 3 dekadave, fëmijët e tyre po ashtu po jetojnë dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre në vendet ku kanë emigruar. I tillë është edhe Andreas Ndoj. Djaloshi që është pjesë e Olymipiakos në Greqi.
I ditëlindjes 02.02.2003, Ndoj është rritur dhe zhvilluar në akademinë e skuadrës legjendar greke. Ai aktivizohet në rolin e mesfushorit qëndror, para mbrojtjes. Por edhe si një qendër mbrotjës. Kjo për shkak të fizikut të tij shumë të fortë, ku karakteristika e tij më e dalluar janë përplasjet e fuqishme në fushën e lojës. Por gjithashtu edhe goditjet potente nga distanca.
Mesfushori shkodran është pjesë e skuadrës së dytë të bardhekuqve. Dhe vetëm në moshën 19-vjeçare, ai ka qenë edhe kapiten i Olympiacos B në disa takime. Rekordmenët e Greqisë e po ashtu Ballkanit, shohin tek 19-vjeçari një futbollist të së ardhmes dhe prandaj e kanë nënshkruar atë me një kontratë afatgjatë.
Po ashtu Ndoj është shndërruar në një “mollë sherri” mes kombëtares shqiptare dhe asaj greke. Kjo pasi ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi në moshën u-17, ai është thirrur nga kombëtarja e Greqisë u-19 më pas. Ku edhe klubi ka shfaqur pengesa për ftesat që kanë ardhur nga Shqipëria. Megjithatë ai ka ende mundësi të luajë me kombëtaren kuqezi në të ardhmen pasi nuk e ka bërë ende debutimin me kombëtaren A të ndonjë vendi.
Endri ÇINARI