Në stërvitjen e sotme të Kukësit mësohet se nuk janë paraqitur vëllezërit Gjelbërim dhe Shqiprim Taipi. Mendohet se mes tyre ka pasur kontradikta për çështjen e kontratës, por ende nga të dyja palët nuk ka asnjë konfirmim për një largim të mundshëm të tyre.

mediat bejne te ditur se Gjelbrim dhe Shqiprim Taipi janë përplasur me drejtorin sportiv Naim Halili. Një debat me tone të ashpra ka çuar gati në konfrontim fizik.

Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë kanë ndërhyrë lojtarët e tjerë për të shuar gjakrat. Më pas është vendosur që të dy futbollistët të përjashtohen nga stërvitja. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit me situatën që i ka dalë plotësisht nga duart. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim.

Ajo që mëson gazeta është se lojtarët kanë munguar në stërvitje dhe kjo gjë ka ngritur hije dyshimi. Mbetet për t’u parë vijojë kjo çështje.