Opinion nga RAMADAN BIGZA

Shtyllë, gol, raste të humbura, mërzitje, entuziazëm. Të gjitha i kishte kjo ndeshje. E pra nuk ishte një takim midis ekipeve “të mëdha” por nuk mund të mos thuash se nuk ishte një takim I mirëpritur mdis dy skuadrave veriore, që pikërisht një javë më pare kishin hipnotizuar me fitorete tyre kampionen e vendit Skënderbeu dhe Luftëtarin.

Teksa mendon fitoret e arritura  në jug ndaj këtyre kundërshtarëve nuk mund të mos thuash se po fryn veriu.
Në Shkodër, pikërisht në 94-vjetorin e themelimit të Vllaznisë, ka zbritur Kukësi, një emër I ri, që synon  europën pikërisht në prezantimin e tij të pare në kategorinë superiore. Është pikërisht kjo skuadër, që ngre adrenalinën e tifozëve shkodranë, rë cilët si rrallë here vitet e fundit kanë mbushur stadiumin e tyre. Arkitetktë e kësaj rilindjeje shkodrane janë pikërisht Presidenti I klubit, biznesmeni I sukseshem Agron Cela dhe trajneri, që kërkon të shpërthejë me skuadrën e tij të zemrës Artan Bushati. Fitorja e Vllaznisë ishte e vështirë por e bukur e mjaft domethënëse. Në fakt tifozët shkodranë I kishte marrë malli për të pare  lojëra të tilla, I kishte marrë malli për fitore të tilla. Edhe stadiumit të njohur I është kthyer buzëqeshja. Tashmë ai nuk e ndjen më vetminë. Duket se stadiumi dhe tifozët nuk do të ndahen më nga njeri tjetri për ta shoqëruar ekipin e tyre të zemrës Vllazninë drejt kreut, atij vendi që I takon të ketë në fakt ajo.
E tek analizon këtë ndeshje, që u ngrit në stadin më të lartë të ndeshjeve të këtij kampionati nuk mund të mos bjerë në sy një fakt: fitore në dy përvjetorë. Fiton Vllaznia në 94-vjetorin e saj dhe shënon kosovari Kastriot Rexha në përvjetorin e 5-të të lindjes së shtetit të Kosovës. Nuk ka gjë më të bukur.
Dy ndeshje, dy fitore në këtë nisje të fazes së dytë. Nuk besoj se ka start më të bukur për një trajner si ky i Bushatit.
Po kush ishte kundërshtari i Vllaznisë, kush ishte ajo skuadër, që krijoj në fakt në Shkodër këtë mjedis të vërtetë sportive. Ajo është Kukësi, një emër i njohur për sporte të tjerë si mundja dhe skitë por kurrsesi për futboll. Por askush nuk mund ta mohojë meritën e kuksianëve, që kanë ardhur deri në këtë takim si një ekip me prtendime të mëdha. Kukësi kjo skuadër veriore mesaduket nuk do ta lejë vetëm Vllazninë por do ta shoqërojë atë në betejat e ardhshme drejtë sukseseve të tjera. Tashmë jo duke e pare atë si përfaqësuesen e vetme të veriut por duke iu bashkuar asaj si partner i barabartë. Presidenti Safet Gjici dhe trajneri Armando Cungu kanë synimet e tyre. Një humbje në Shkodër nuk ka pse ua zbeh ambicjet atyre. Kukësi tregoi se mund të luaj në sallonet e mëdha të superiors njësoj si ekipet e tjera si Vllaznia e Tirana, si Skënderbeu, Flamurtari, Teuta etj.
Por në këtë garë emocionuese e dramatike të ktëij kampionati, që ka humbur idhujt për tiu nënshtruar rregullit të tij, ku fiton ai që luan më mire, nuk janë vetëm Vllaznia dhe Kukësi. Most ë harrojmë Laçin, skuadrën simpatike, që vitet e fundit ka treguar se e pëlqen të bukurën, pëlqen rezultatin dhe është mësuar me aromën europiane. Laçianët janë ndër më këmbëngulësit për tia arritur këtij qëllimi. Shkodranët, kuksianët dhe laçianët përbëjnë trion veriore, që ecën me shpejtësinë e kohës. Por nuk janë vetëm ato. Nuk është larg Kastrioti i Krujës, skuadra që kërkon të mos i largohet objektivave të skuadrave, që kërkojnë një biletë për në kupat e europës.
Ndërkohë është shtuar oreksi edhe i skuadrave të tjera. Aromën e superiores po e ndjejnë edhe skuadra të kategorisë së pare. Një prej tyre është Mamurrasi, i cili ndjen nga afër frymëmarrjen e Lushnjës. Ndërkohë që  nga Tërbuni vjen thirrja: “Mos më harroni. Jam edhe unë”.
Vllaznia, Kukësi, Laçi, Kastrioti, Mamurrasi, Tërbuni e pse jo edhe Iliria e Fushëkrujës nuk janë thjeshtë emra, që tregojnë erën që fryn nga veriu por uraganin, që mund të përmbys gjithçka e për të treguar forcën e një kampionati, i cili nuk mund të ketë prestigjin e duhur pa pjesëmarrjen e kontributin e tyre.
Vllaznia dhe Kukësi i dhanë dje javës së 15-të këtij kampionati vlerat e vërteta të një futbolli të bukur, korrekt, interesant, emocionues. Ky pra është futbolli që na duhet, është futbolli që e duam të gjithë. Ky fllad që fryn nga veriu le të përfshirjë mbarë vendin për ta bërë kampionatin gjithnjë e më interesant, ku fotofinishi të bëjë ndarjen mes ekipeve.
Vllaznia është në delir. Në Shkodër thonë me të drejtë se u kthye futbolli sepse u kthye bukuria e tij, emocionet, golat. U kthyen tifozët, dasmorët, që aq bukur dijnë ti kthejne ndeshjet në festa. Por ky kthim në ritmin karakteristik shkodran është jo vetëm hipnotizues për kundërshtarët por edhe i besueshëm për të tjerët. Vllaznia nuk është vetëm në këtë garë të gjatë kampionati. Ajo nuk është më përfaqësueja e vetme e veriut por përkrah saj janë edhe Kukësi, Laçi, Kastrioti, Mamurrasi, Tërbuni…në përbërje të të cilave ka shkodranë, që kanë ditur të përcjellin mjaft mirë vlerat e Vllaznisë, kulturën , traditën, ritmin por edhe përvojën, që falë tyre janë bërë sëbashku në garën e gjatë të kampionati.
Po fryn Veriu.