Pogradeci i trajnerit shkodran Samuel Nikaj ka marre fitoren e rradhes ne Kategorine e Dyte, teksa ka mposhtur kundershtarin e kesaj jave ne transferte, Memaliajn, me rezultatin e thelle 1-6. Megjithate, pavaresisht kesaj fitoreje, ky ekip vijon te jete ne vendin e dyte te renditjes ne Grupin B te Kategorise se Dyte, me vendin e pare qe mbahet nga Elbasani.

Ekipi i drejtuar nga trajneri i njohur shkodran Samuel Nikaj e ka nisur furishem takimin dhe pas tre golave e mbyll pjesen e pare ne epersi, pikerisht me rezultatin 0-3. Megjithate, miqte pogradecare nuk e ndalen vrullin e tyre ketu dhe do te shenojne edhe tre gola te tjere ne pjesen e dyte, me rezultatin qe shkon ne 1-6 per Pogradecin.

Ndeshja nuk do te kishte me histori dhe gjithcka do te mbyllej me keto shifra. Keshtu, ky ekip vijon serine e rezultateve pozitive, teksa deri me tani trajneri shkodran Samuel Nikaj nen drejtimin e Pogradecit, ka arritur te marre 13-fitore dhe kater barazime ne 17-ndeshje te luajtura, duke mos pesuar asnje humbje.

51-gola te shenuar dhe vetem 10-te pesuar jane shifra magjike qe do t’i kishte lakmi cdo trajner tjeter. Megjithate, per momentin Pogradeci renditet ne vendin e dyte ne tabelen e klasifikimit, ne kuoten e 43-pikeve, dy pike larg kreut te renditjes qe mbahet nga Elbasani.

Kujtojme ketu se, ekipi i Samuel Nikajt, se bashku edhe me Elbasanin, jane te vetmet skuadra pa humbje ne Grupin B te Kategorise se Dyte. Nderkohe, Pogradeci ndeshjen e rradhes do ta luaje ne shtepine e vet ndaj Albpetrolit te Patosit.
Maringlen ZHIVANI