Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka këshilluar federatën që ata të fillojnë të dënojnë skuadrat që binë nga liga. “Pse duhet Forsinone që të merr pjesën e tortës së saj ku nuk e meriton”

Skuadrat si Frosinone janë klube “as-as” pasi që vazhdimisht pasi që hynë në Seria A ata binë, por presidenti i Napolit, De Laurentiis nuk sheh asgjë romantike për këto skuadra të vogla që luftojnë për mbijetesë.

“Ju përfunoni të parët, ju merrni 100 milionë euro, për shembull”, ka thënë ai për Neë York Times. “Ju përfundoni të dytët, fitoni 50 milionë euro dhe kështu me radhë. Por, nëse përfundoni të fundit, paguani dënim”.

“Frosinone (që hyri sivjet në Serie A), praktikisht ka rënë nga liga. Klube si Frosinone nuk sjellin tifozë, apo intereson as për transmetim të ligës”.

“Ata vinë, nuk garojnë dhe ata kthehen përsëri ku kanë qenë, përjashto bagazhin e tyre që mbushet pasi që marrin disa para nga të drejtat televizive”.

“Problemi është me skuadrat e vogla që kanë të njëtat të drejta si ato të mëdha.Pse duhet Frosinone të luajë në Serie A, ti jepet pjesa e tortës dhe mandej ata të binë në Ligën e Tretë të italisë pas dy viteve”.

“Nëse ata nuk mund të garojnë, nëse ata përfundojnë të fundit, ata duhet të paguajnë.Nuk duhet dhënë para skuadrave të dështuara”.

“Promovimi dhe largimi është idiotësia më e madhe në futboll.Veçanërisht kur po ashtu UEFA po përpiqet që të obligoj klubet që ta respektojnë Fer Playn Financiar”.

“Klubet duhet të strukturohen gjeografikisht, kështu që ata mund të vetfinancohen.Nëse ata nuk mund të mbijetojnë financiarisht, nëse ata nuk vet-financohen, ata duhet të përjashtohen”. /GazetaExpress/