Në këtë moment, të hasësh disa statistika negative me Milanin është mjaft e lehtë dhe madje mund të ngatërrohet me dashakeqësi, por disa shifra janë të padiskutueshme. Ky është rasti i “dëshmisë penale” sezonale të “djallit”, i cili është gjithçka përveçse i papërlyer. Mes kartonëve të verdhë dhe të kuq, ka zëra ku – në këtë rast për fat të keq – Milani është i pari në renditje. Sido që të jetë, ka diskutim për disa vendime të arbitrave – të rishikueshme, pa dyshim – që kontribuuan në nxitjen e gjyqtarit sportiv, por ndërkohë faktet mbeten. Dhe thonë se kuqezinjtë janë skuadra me numrin më të madh të përjashtimeve në këtë edicion të Serisë A.


PËRVOJË
– Kuqezinjtë kanë katër, që në dymbëdhjetë javë padyshim do të thotë mesatarja e një kartoni të kuq në çdo tre ndeshje. I fundit në listë është Zhiru dhe kjo është veçanërisht mbresëlënëse sepse francezi ka përvojë të madhe, por nuk ishte në gjendje të përmbahej në fundin e ndeshjes në Leçe. Nga ana tjetër, një numri 9 kuqezi i frustruar nga ecuria e çmendur e ndeshjes e pikturon mirë momentin aktual të skuadrës së tij. Pas dorës së Pongraçiçit disa hapa nga zona e Leçes, e cila nuk u sanksionuar – ja një shembull i një gabimi arbitrazhi që më pas solli pasoja disiplinore, megjithëse reagimi i Zhirusë në ato terma ishte padyshim i gabuar – Abiso fillimisht i tregoi qendërsulmuesit francez kartonin e verdhë dhe pastaj të kuq drejtpërdrejt. Pikërisht mes dy kartonëve gaboi francezi, sepse kartoni i verdhë duhet të ishte një paralajmërim i mjaftueshëm.

MASAKËR — Ai i Zhirusë, siç po thoshim, është kartoni i katërt i kuq për kuqezinjtë në këtë kampionat. Ekipi i Piolit kryeson përpara Leçes, Xhenoas dhe Monzës, të cilët gjithashtu kanë ngecur në dy. Tre të kuqtë e tjerë mbajnë emrat e Tomorit (Roma-Milan, java e tretë), Menja (Xhenoa-Milan, java e tetë) dhe Çau (Milan-Juve, java e nëntë). Tomori është rezultat i një të verdhe dopio, të tjerët janë të kuqtë e drejtpërdrejtë si në rastin e Zhirusë pak ditë më parë. Vetëkuptohet se në një ekip tashmë të gjymtuar nga dëmtimet, humbja e lojtarëve kyç për arsye disiplinore e detyron Piolin të llogarisë në një numër shumë të vogël lojtarët për rotacione të zbatueshme.

Milani është gjithashtu në vendin e parë në renditjen e kartonëve të verdhë: vendi i tretë me 32 pas Leçes (36) dhe Juves (33). Kontributi i dukshëm nga Hernandezit, i cili është lojtari më i ndëshkuar në kampionat: gjashtë kartonë të verdhë (i vetmi me këtë ritëm), shumë prej të cilëve për protesta dhe jo për domosdoshmëri reale të lojës. Cilat janë skuadrat më “virtuoze”? Juve, Lacio, Roma, Salernitana, Empoli, Torino, Fiorentina dhe Interi që kanë zero përjashtime. Në kuadratin e “verdhëve” 16 kartonë për Interin, 17 për Sasuolon dhe 19 për Atalantën.