Mançester Junajtid luan ditën e sotme ndaj Totenhemit, në një sfidë që është direkte për një vend të zonës Champions.

Megjithatë ekipit të Rangnikut mund t’i mungojë një element shumë i rëndësishëm. Po flasim për David de Gean.

Portieri spanjoll mund të mungojë ndaj “Mjellmave” pasi ka probleme me testin e COVID-it. Drejtuesit po përpiqen ta zgjidhin, por ndeshja fillon për pak orë dhe me shumë mundësi gardiani do të mungojë në këtë sfidë.

Vendin e tij pritej ta zërë Den Henderson.