Në Holland janë në ankth për trajnerin e Kombëtares, Ronald Koeman. Ditën e sotme trajneri I kombëtares hollandeze është shtruar me urgjencë në spital për shkak të një problemi në zemër.

Sipas fjalëve të gruas së tij ardhja e shpejt e ambulancës ka bërë që tekniku 57-vjeçar t’I shmagej problemeve serioze.

Për momentin gjendja e tij shëndetësore është e qendrueshme falë kësaj ndërhyrje të shpejt. Në ditët në vazhdim Koeman mund të kthehet në shtëpinë e tij pasi gjendja e tij të normalizohet./newsport/