Kur duket se te gjitha gjerat po shkonin mire te Vllaznia dhe lojtaret e demtuar po riktheheshin nje e nga nje, stafi teknik ka marre disa lajme aspak te mira ne pragndeshjen me Egnatian.
Trajneri Mirel Josa ka bere te ditur sot ne konferencen per shtyp se mbrojtesi i majte Esin Hakaj ka nje demtim ne brinje dhe me shume mundesi do te jete i pamundur per te luajtur ne sfiden e Rrogozhines.
Por jo vetem kaq. Edhe mbrojtesi i djathte Geralb Smajli i cili u largua i demtuar ne minutat e fundit te ndeshjes me Tiranen, vazhdon te ndieje shqetesime ne pulpen e kembes dhe si rrjedhoje eshte ne dyshim per kete perballje.
Ne keto rrethana, kur edhe Juriç vazhdon te jete krejtesisht jashte skuades per arsye demtimi dhe me Bulatoviç te saporikuperuar, problemet e ekipit te Vllaznise ne repartin e prapavijes vazhdojne te jene te medha, per me teper neser ne nje sfide delikate si ajo ndaj Egnatias.
Megjithate te Vllaznia pavaresisht ketyre problemeve jane te vendosur per te kerkuar nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje te rradhes dhe per te ruajtur hapin e ekipeve te tjera pretendente per titull./SHKODRA-SPORT.COM/