Trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani ka bërë publike listën e fubollistëve të grumbulluar për 2 miqësoret e muajit nëntor ndaj Rumanisë që do të luhen në datat 18 dhe 20 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.

Në këtë listë bie në sy prezenca e shumtë e futbollistëve nga kampionati shqiptar si dhe ajo e futbollistit të Olimpiakosit, Emiljano Bullari. U fol shumë se sulmuesi i datëlindjes 2001, mund të “rrëmbehej” nga Greqia, por kjo gjë mesa duket nuk ka ndodhur.

Ajo qe te ben pershtypje edhe ne kete grumbullim eshte mungesa e ndonje futbollisti nga Akademia Vllaznia. Ndonese ekipi U19 i saj eshte kampion i padiskutueshem i vendit prej dy sezonesh dhe kryeson edhe aktualisht, serish asnje pjestar i tij mesa duket “nuk ia ka mbushur syrin” trajnerit Bogdani.

Dhe ne vend te shkodraneve, ka 10 futbolliste te tjere qe vijne nga Partizani, Tirana, Teuta, Besa, Flamurtari dhe madje edhe nga ekipe private. Vetem nga Vllaznia jo. Ja liste e lojtareve te grumbulluar kete here: