HomeVOLEJBOLLQafarena, Talaj, Kalaja e Mlloja shpallen nënkampionë Ballkani

Qafarena, Talaj, Kalaja e Mlloja shpallen nënkampionë Ballkani

Kombëtarja shqiptare e volejbollit U-20 është shpallur nënkampione Ballkani pasditen e sotme. Në ndeshjen e fundit, ajo ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj kombëtares së Malit të Zi duke zënë kësisoj vendin e dytë dhe marrë medaljen e argjendtë.

Kombëtarja jonë ka arritur të fitojë dy ndeshje dhe në këtë mënyrë edhe ajo, ashtu si kombëtarja e të rriturve, po arrijnë sukses pas suksesi. Por pjesë e këtij suksesi kanë edhe katër shkodranë. Bëhet fjalë për dy volejbollistët, i mirënjohuri Anton Qafarena por edhe lojtari i qendrës Julian Talaj. Përveç tyre, kontribut në këtë sukses ka edhe zëvendëstrajneri Artan Kalaja por edhe mjeku i ekipit Arben Mlloja. Në këtë mënyrë, kemi edhe katër shkodranë nënkampionë Ballkani.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments