Triumf mes drithërimash i Realit të Madridit në “El Clasico” përballë Barcelonës me rezultatin 2-1. Një sfidë tepër emocionuese dhe e luftuar, mes 2 skuadrave që kanë shkruar historinë e futbollit Europian.

Kjo ishte “El Clasico” numër 182, teksa madrilenët e Zinedin Zidan, thelluan epërsinë në 75 fitore kundrejt 72 të Barcelonës, ndërsa 35 sfida janë mbyllur në barazim. Një përballje tepër e rëndësishme për sa i përket objektivave të dy skuadrave.

Benzema me finte dhe Toni Kros, ishin autorët e golave të Realit në pjesën e parë, teksa për Barcelonën realizoi Mingueza. Vlen të theksohet fakti se katalanasit goditën edhe traversën në sekondat e fundit.

FT: REAL MADRID- BARCELONA 2-1

Benzema 13′, Kros 27′ / Mingueza 60′