Ka vetëm një javë që tek Vllaznia ka pllakosur heshtja pas rënies së saj nga Superliga.

Gjatë këtyre ditëve janë folur shumë gjëra, janë diskutuar po ashtu edhe mënyra si duhet rikthyer kjo skuadër sërish në elitë.

Secili mundohet të japë idenë e tij. Një “recetë” për rikthimin ka dhënë ekskluzivisht për gazetën “Shkodra Sport” edhe trajneri i ekipit U-19 të Vllaznisë Luan Zmijani.

Ideja e tij për ndërtimin e skuadrës është kjo: “Padyshim që jam ndjerë keq me rënien e ekipit nga Superliga dhe besoj se kështu janë ndjerë të gjithë shkodranët.

Ekipit në sezonin e fundit i ka munguar disiplina. Ka shumë arsye për të thënë se ndikuan në dështimin e Vllaznisë në sezonin e fundit.

Por mendimi im është se fajtorët kryesorë janë lojtarët. Por nuk duhet të merremi shumë me të kaluarën.

Drejtuesit duhet të nisin menjëherë punën për skuadrën e ardhshme. Nuk jam aspak dakord me atë mendimin se ekipi e ka boshtin e tij.

Kjo sepse urgjentisht duhen larguar së paku 15 lojtarë prej tij. Dhe më pas, duhet gërshetuar brezi i ri që jep shpirtin në fushë me lojtarët me eksperiencë.

Vetëm kështu mundet me dal nga situata ku ndodhet Vllaznia”.
© shkodrasport.com