Taulant Seferi mund të luajë edhe sezonin që vjen me Tiranën. Sulmuesi u huazua te bardheblutë nga Young Boys në Zvicër, teksa ka luajtur 20 ndeshje me Tiranën prej janarit kur u bashkua me skuadrën.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për të qëndruar edhe sezonin tjetër në Shqipëri me ngjyrat bardheblu.

Pengesë e vetme mund të bëhen ofertat për të dhe një shitje e mundshme nga Young Boys, me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut që ka kontratë me zviceranët.

Katër gola ka arritur të shënojë Seferi këto ndeshje me Tiranën, teksa pesha e tij në sulmin e skuadrës ndihet.