Pak ditë më parë Refik Vorfa ka nisur punën në drejtimin e ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë.

Por ajo që ka gjetur tek ekipi natyrisht që duket se e ka zhgënjyer. Shumë probleme të cilave ai duhet t’u japë zgjidhje sa më parë megjithatë e ka marrë parasysh këtë gjë.

Gjithsesi, ai është i përgatitur për këtë gjë. Jo më kot, edhe në profilin e tij në faceboo ka hedhur një foto shumë interesant.

Një teknik i cili është në majë të një shtylle për të zgjidhur një problem por ka një mijë pengesa dhe nuk di nga t’ia nisë.

E njëjta situatë duket edhe për të. Shumë probleme dhe nuk di nga t’ia nisë por ai nuk ka ndër mend të tërhiqet para këtyre pengesave.
© shkodrasport.com