Kur ka mbetur për t’u luajtur vetëm sfida mes Teutës dhe Dinamos, e cila do të luhet ditën e sotme në orën 16:45 dhe do të ulë siparin e javës së 20-të, të Kategorisë Superiore, “Panorama Sport”, iu paraqet renditjen provizore në elitën e futbollit shqiptar.

Dy ndeshjet e orës 13:45, rezervuan surpriza, teksa fitorja e Laçit 3-0 ndaj Kukësit dhe humbja e Tiranës ndaj Kastriotit, ka ndryshuar ndjeshëm pozitat e skuadrës.

Kurbinasit e Mirel Josës tani e shohin veten vetëm 3 pikë larg kryesuesit, ndërkohë që Kastrioti ka lënë fundin, duke parakaluar Skënderbeun. Garë interesante dhe e ethshme si në fund ashtu dhe në krye!

Nga ana tjeter, Vllaznia tashme eshte 12 pike larg Tiranes kryesuese. Nje diference pergjithesisht e madhe, por kur ke parasysh se çfare po ndodh ne Superlige, gjithçka mund te ndodhe deri ne fund.