Për sfidën ndaj ekipit durrsak, pritet të ketë edhe risi në 18-shen e Vllaznisë. Këtë herë portier i dytë ndaj Teutës do të jetë Vjerdha i ardhur nga ekipi B. Kjo ngaqë Sherri do të luajë nesër në Shijak me ekipin e dytë ndaj Erzenit. Një rrokadë e tillë është bërë me qëllimin për t’i dhënë më shumë minuta lojë edhe Sherrit. Njëkohësisht, edhe stafi teknik kërkon ta shohë atë në paraqitjet e tij në ndeshjet zyrtare dhe jo më kot, kështu do të ndodhë edhe nesër.

Trajneri i portierëve të Vllaznisë Alfred Osmani do të niset para ekipit drejt Durrësit sepse destinacioni i tij do të jetë Shijaku për të parë nga afër ndeshjen e Vllaznisë B ndaj Erzenit dhe konkretisht të portierit Sherri. Edhe vetë 20 vjeçari nuk ka qenë kundër kësaj zgjedhje të stafit për të luajtur me ekipin e dytë, përkundrazi duket shumë i motivuar për të luajtur dhe dhënë më të mirën në mënyrë që të bindë stafin se është gati për të mbrojtur edhe portën e ekipit të parë.

© shkodrasport.com