Çeshtjet e perfaqesimit te futbollisteve, trajnereve apo dhe klubeve shqiptare ne proceset gjyqesore te FIFA-s apo dhe ne Arbitrazhin Nderkombetar te Sportit, jane kthyer keto vitet e fundit ne nje problem te madh dhe jo me kot, jane shume gjyqe te humbura, merkato te bllokuara e shume gjera te tjera qe kane patur ndikimin e tyre negativ ne kete drejtim.

Pikerisht per kete arsye dhe per t’u ardhur ne ndihme atyre, qe prej vitit te kaluar ne Tirane eshte hapur nje studio ligjore, pikerisht “Curri & Associates” e cila ka filialin e saj edhe ne Shkoder. Po çfare eshte kjo studio ligjore? Ajo qe na ngacmoi per te bere kete shkrim ka te beje me faktin se kete studio e ka hapur dhe e drejton nje ish- portier i Vllaznise. Behet fjale per Samet Currin.

KUSH ESHTE SAMET CURRI?

Ka lindur ne Shkoder dhe qe ne moshen 10 vjeçare vendos te merret me futboll, duke u rregjistruar tek Akademia Vllaznia dhe merr rolin e portierit. Luan me sukses ne te gjitha grupmoshat duke shfaqur talentin e tij dhe ne sezonin 2010-2011 shpallet kampion me ekipin U17 nen drejtimin e trajnereve Entri Çaku dhe Nefail Zhejani.

Gjate kesaj periudhe eshte edhe pjese e kombetares U17 te Shqiperise qe mori pjese ne eliminatoret e Kampionatit Europian qe u zhvilluan ne Malte. Me pas do te ishte pjese edhe e kombetares U19 nen drejtimin e trajnerit Skender Gega. Nderkohe tek Akademia Vllaznia do te luante edhe vitin e pare me ekipin U19 dhe me pas per arsye studimesh do te transferohej ne Tirane.

Ne kryeqytet do t’i bashkohej ekipit te Dinamos me te cilin luan me grupmoshen U19 dhe per disa kohe eshte ne stervitje edhe me ekipin e pare qe militonte ne kategorine e pare. Per shkak te angazhimit me studimet, karriera sportive e Sametit gradualisht do te merrte fund, por pasioni i tij per futbollin do te mbeste gjate dhe si rrjedhoje rikthehet serish, por kete here ne nje fushe tjeter.

STUDIMET

Samet Curri ka mbaruar studimet ne Drejtesi, ku pas perfundimit te Bachelor-it dhe Master-it shkencor per te drejte biznesit ne Shqiperi, eshte diplomuar dhe ne Master per te Drejten Nderkombetare Private nga Universiteti Shteteror i Shen Petersburgut si dhe ka mbaruar disa specializime per te Drejtat sportive dhe Arbitrazhet nderkombetare, ku ka pasur fatin te kete eksperienca me kompani dhe klube te niveleve nderkombetare. Ka fituar titullin Avokat ne vitin 2019 ku dhe ka filluar ta ushtroje si profesion.

STUDIOJA LIGJORE “CURRI & ASSOCIATES”

Pas nje eksperience jashte vendit Sameti vendosi te kthehem perseri ne Shqiperi, ku ka hapur Studion Ligjore “Curri & Associates” ne fillim te vitit 2023 me Zyra ne Tirane dhe me zyren ekzistuese ne Shkoder. Tek kjo studio nje fokus te veçante zene dhe çeshtjet sportive.

Nder sherbimet kryesore qe ajo ofron ne lidhje me çeshtjet sportive jane: Perfaqesimi i lojtareve, trajnereve dhe klubeve ne FIFA si dhe ne Arbitrazhin Nderkombetar te Sportit ne Lozane ne lidhje me mosmarreveshjet e kontratave sportive siç jane mosmarreveshjet per mospagimin e pagave, sjelljet abuzive te njeres pale kundrejt tjetres, pagesat per kompensimin e klubeve per trajnimin/formimin e lojtareve.
Gjithashtu ndihmon lojtarët, trajnerët dhe profesionistët e tjerë të negociojnë kontratat me ekipet, ligat dhe sponsorët, duke siguruar që ata të marrin kompensim të drejtë dhe kushte të favorshme.

Perveç ketyre çeshtjeve, studio “Curri & Associates” këshillon klientët për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në industrinë e sportit, duke përfshirë çështjet e markave tregtare dhe të drejtave të autorit.


PRONONCIMI

Samet Curri ka dhene edhe nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” ku eshte shprehur: “Duke qene se futbolli eshte pasioni im i madh i rinise, vendosa qe perpos çeshtjeve te tjera nderkombetare me te cilet merret studioja qe une drejtoj, te merret edhe me çeshtjet sportive sepse kam konstatuar se futbollistet, trajneret dhe klubet shqiptare kane shume probleme ne kete aspekt me mbrojtjen e tyre ne FIFA dhe ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv Nderkombetar.

Dera jone do te jete e hapur per te gjithe, madje mund t’u them se i kemi fituar edhe gjyqet e para tashme dhe besoj se do te ndihmoje edhe shume te tjere qe do te kene nevoje ne kete drejtim”./www.shkodrasport.com/

.