Nuk e dija që kërce va aq shumë në ajër dhe që qëndrova pezull kaq gjatë. Por e rëndësishme është që ishte një gol i bukur dhe që ndihmova Juventusin të fitojë”.

Ishin këto fjalët gati modeste të Kristiano Ronaldos pas golit të realizuar në sekondat e fundit të pjesës së parë kundër Sampdorias, të cilat vlejtën tri pikët e radhës dhe të fundit për bardhezinjtë në Serinë A, për vitin diellor 2019.

Diçka më të bukur për ta mbyllur fazën e parë të kampionatit italian nuk mund të kishte për Ronaldon dhe “Zonjën e Vjetër”: 256 centimetra kërcim nga toka dhe 0.92 sekonda i mbetur pezull në ajër, gjatë ekzekutimit të goditjes me kokë, shifër kjo e medias italiane, ndonëse për disa burime angleze, portugezi është kronometruar se ka qëndruar në ajër për 1.5 sekonda.

Gjithsesi, ajo që ka rëndësi për 34- vjeçarin është se edhe njëherë tjetër bëri diçka jo njerëzore, vulosi një tjetër ndeshje delikate dhe si mund të mos ndodhte ndryshe, e gjithë bota dhe media sportive, por jo vetëm, iu përul madhështisë së këtij kampioni, që është pak ta quash jashtëtokësor.

“Mbret i ajrit”

Kristiano Ronaldo gjithsesi nuk është se është i ri në shënimin e golave me kokë dhe pse jo shumë prej tyre kanë qenë jo vetëm deciziv, por edhe spektakolar, gjë që e bëjnë një kanibal të zonës së rreptësisë, një futbollist të kompletuar. Sigurisht, fakti se një si CR7 driblon, shënon si me të majtën, ashtu sikurse me të djathtën, asiston, për të qenë një lojtar universal duhet të shënojë edhe me kokë dhe një statistikë totale nënvizon se nga 712 realizimet totale në karrierë, mes klubeve dhe kombëtares, ai me Sampdorian ishte i 128 me kokë.

E përkthyer ndryshe, kjo shifër nënvizon se 18 për qind e golave të deritanishëm të sulmuesit bardhezi kanë ardhur nga ajri, një specialitet tjetër i tiji. Madje, edhe pse thonë se me kalimin e moshës muskujt dobësohen, Ronaldo është ndër ata që përgënjeshtron edhe shkencën, duke qenë se shifrat thonë se përqindjen më të lartë të realizimeve me kokë e ka pikërisht me bluzën e “Zonjës së Vjetër”, edhe pse në Torino zbarkoi në hapat e fundit të karrierës së tij dhe me 33-34 vite mbi shpatulla.

Me Juventusin, mes 40 golave të reali” zuar, 11 prej tyre kanë qenë me kokë, ose e thënë ndryshe 28 prej tyre kanë ardhur nga ajri.

GOLAT NGA AJERI

Përqindjen e dytë më të lartë në të cilën ka sfiduar gravitetin e ka me Kombëtaren e Portugalisë, 25 për qind (25 gola me kokë nga 99 në total); më pas me Sportingun, 20 për qind (1 gol me kokë nga 5 në total); 18 për qind me bluzën e Junajtid (21 gola me kokë nga 118 në total) dhe në fund me Realin e Madridit (16 për qind) ku në ajër ka realizuar 70 nga 450 në total. Çfarë mund t’i kërkosh më shumë këtij futbollisti ekzemplar…