“Trajneri behet mjek ne shume raste”, kjo eshte deklarata e bere nga nje prej futbollisteve te huaj qe luan prej shume vitesh ne Shqiperi, e brazilianit te Flamurtarit Danilo Alvezh.
Nje thenie ndoshta mese e vertete, ashtu siç mund te thuhet se shpeshhere edhe mjeket apo persona te tjere te klubit, behen trajnere dhe duan te vendosin per formacionin e shume gjera te tjera qe kane te bejne me anen sportive.
Deklaratat e futbollisteve braziliane qe luajne ne Shqiperi ne “portalin “Yahoo sports” te vendit te tyre, kane shkaktuar jo pak pakenaqesi ne Shqiperi. Madje, klubet pjese e te cileve jane aktualisht, i kane detyruar keta futbolliste t’i pergenjeshtrojne ato fjale.
Megjithate deklaratat e Alvezh jane vertete interesante dhe tregojne realitetin e futbollit shqiptar.“Trajneri dëshiron të jetë mjek, ai mendon se di gjithçka. Për shembull, kur lojtari ka dhimbje në gju, ai fillon t’i lëvizë gjurin dhe thotë se ku qëndron problemi. Është e çuditshme.
Ai thotë edhe: ‘Mjeku nuk di, hajeni këtu t’ju shoh unë’. Një ekip i Divizioni të Tretë në Brazil, ka një staf mjekësor më të mirë se këtu, “thotë ai.