Opinion nga Elnar DERVISHI


Kam ndjekur me shqetësim edhe një debat të krijuar së fundi në lidhje me disa fakte historike të cilat po shtrembërohen nga disa njerëz mediokër dhe të paditur të cilët duke mos patur asnje fakt, me mire disa dashakeqes te interesuar per denigrimin e figurave shume te rendesishme te Shkodres, por edhe Shqiperise,  ketu flas per babain tim Qazim Dervishin. Si “arbitri i pare nderkombetar i futbollit ne Shqiperi”. Qysh heret eshte bere futboll ne Shkoder, sigurisht ne na kane ndjekur edhe pushtimet, por edhe prej atyre arbitrimi ka fitue, meqenese te huajt, austriaket te paret, pastaj italianet. Per arbitrat shqiptare, dhe arbitrimin eshte diskutuar shume vone, bile-bile ne vitin 1939. Edhe qe eshte shkruar me kritika gazetareske te bazuara ne njohurine e sportit shqiptar me themel eshte i pari i madhi dhe pakrahasueshmi Anton Mazreku.
Duke marre shkak nga perdorimi i emrit te Musa Koplikut, mua me shtyu kurreshtja te lexoj ndonje gje per te.  Ne vitin 1969 gazetari Rifat Uruçi ka shkruat ne “Buletinet e Muzeut Shkoder”ne faqen 281 tekstualisht se “arbitri i pare nderkombetar” ka qene Musa Kopliku. Nuk ka referenca. Cilat skuadra ka arbitruar ose formacionet (perderisa jane nderkombetare), ku, ne cilen fushe standart, ishte ansor apo jo etj,etj?
Politika e ka marre nje shprehje shume te rendesishme nga sporti “rregullat e lojes”. Atehere a e dini se kur Qazim Dervishi arbitroi 27 maj 1945 ndeshjen e Vllaznise me Komanden e Qarkut dhe ndeshja perfundoi 9-1 si kryetar i Shoqenise Vllaznia nuk pranoi te arbitronte ndeshjen e dyte me date 29 Korrik 1945, dha doreqhjen nga Kryetari dhe ndeshjen e arbitroi Ahmet Ashikja atlet, duke e nxjerre ndeshjen barazim! Pra arbitra te pakomprometuar ka. Ky ishte Qazim Dervishi qe nje Rifat Uruçi, s’mund ta permendete emrin e tij, qofte edhe shoku i tij me i ngushte Ibrahim Dizdari qe nuk e permend asnjehere ne librin “Historia a kultures fizike e sporteve” ne vitet 1900-1944, po nuk thote se arbitri i pare ka qene Musa Kopliku. Ma poshte po sjell 4 foto te cilat krijojne nje ide se kush ishte arbitri i pare nderkombetar. Kjo qe ndodh me mua do me beje qe te ndjek nje linje kundershtimi, ne vazhden e jogazetareve, ose jokompetenteve jovetem sportive.