Vllaznia do të luajë nesër sfidën e kthimit në çerekfinalen e Kupës ndaj Flamurtarit. Shkodranët kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 dhe janë të avantazhuar për të kaluar në raundin tjetër të Kupës.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë menduar që t’u bëjnë një dhuratë tifozëve për këtë ndeshje dhe kanë vendosur që nesër hyrja te jetë falas.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur prej kohësh në Shkodër, ndërsa kërkohet prezenca e madhe nga tifozët për të mbështetur skuadrën në një moment jo të mirë.

Vllaznia u mposht pak ditë më parë në kampionat ndaj Laçit dhe në Kupë kërkohet kthesa pasi është një nga objektivat e klubit këtë sezon./newsport/