...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkëlqeu në UECL, italiani i tregon tribunën lojtarit të Partizanit

Shkëlqeu në UECL, italiani i tregon tribunën lojtarit të Partizanit

Partizani fitoi 2-1 me Egnatian për javën e parë të sezonit. Sfida e “Elbasan Arena” u vendos nga goli i Skukës në limitet e ndeshjes, me trajnerin Colella që debutoi me fitore te Demat duke thyer edhe mallkimin 5 vjeçar të ndeshjeve hapëse të sezonit.

Italiani i stolit zgjodhi të hidhte në fushë nga minuta e parë portierin Rexhepi, me ish-in e Skënderbeut që bëri debutimin e tij me fanellën e kuqe. Për shkak të mbingarkesës në këtë repart, Aldo Teqja u detyrua ta ndjekë ndeshjen nga tribunat e stadiumit.

27 vjeçari ishte protagonist me Demat në Conference League, aty ku ndali dy penallti të Saburtalo, megjithëse në fund ruleta e 11 metërshave i buzëqeshi gjeorgjianëve.

Me largimin e Mehmetit nga stoli, duket se kanë ndryshuar gjërat edhe sa i takon portës, teksa Alban Hoxha duket se do jetë zëvendësues.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.