FSHF nuk duhet të akuzohet për gjykimin, pasi ajo nuk i komandon gjyqtarët. I këtij mendimi është specialisti i gjykimit, Mhill Shkëmbi.

Shkëmbi, i ftuar në emisionin “Sport Arena” të TV Rozafa, ka komentuar paraqitjen e gjyqtarëve në dëm të Vllaznisë, teksa sipas tij 2-3 raste për shkodranët janë krejt evidente.

“Në media janë bërë faktorë gjyqtarët. Te Vllaznia janë bërë edhe konkretisht faktorë, por gjithsesi sidoqoftë gjithë kjo zhurmë që është bërë, krahasuar me sezonin e kaluar që nuk ishte VAR, unë mendoj që VAR ka përmirësuar diçka.
Ka çuar të drejtën më shumë në vend, jo 100%. Nuk duhet thënë që VAR nuk ka ndikuar pozitivisht.

VAR ka ndikuar pozitivisht. Ka pasur gabime edhe pse me VAR, siç ishte rasti i Vllaznisë me Partizanin, i Vllaznisë në Rrogozhinë, që janë flagrante flas, por duhet pranuar ky është realiteti.

Unë them që diçka që flitet në opinion që akuzohen gjyqtarët se gjyqtarët edhe mund të akuzohen, por unë gjykoj që FSHF nuk duhet të akuzohet, sepse unë që jam brenda, jo vetëm unë që jam brenda, por të gjithë ne që jemi brenda aty, e dimë se si funksionon dhe është logjikisht e papranueshme të themi që FSHF komandon VAR. Ato janë budallallëqe.

Gjyqtarët gabojnë. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë gjyqtar të gabojë edhe në fushë edhe në VAR. Ndoshta gaboj.
Në asnjë mënyrë, nuk i komandon kush gjyqtarët. Kjo nuk është e vërtetë.

Gjyqtarët mund të hyjnë me simpati dhe dëshirë për të ndihmuar një ndeshje një ekip apo një tjetër, por në asnjë rast t’i komandojë kush jo. Të paktën, unë kam 50 e sa vite, që mua nuk më ka qëlluar as në sistemin tjetër as tani, të marr ndonjë herë ndonjë porosi.

Ndoshta kujdes mos i bëni padrejtësi një ekipi edhe po, porosi të tilla edhe jepen. Kujdes se Vllaznia është ankuar shumë edhe gjykojeni drejtë, siç u veprua dje me Vllazninë.

U bë gjithë ajo zhurmë me Partizanin dhe FSHF u mobilizua totalisht që në Shkodër mos të ketë telashe dhe solli një 5-she të kompletuar që mund të arbitrojnë në çdo nivel, por jo se bëhen me qëllim. A duhet apo nuk duhet VAR?

Unë mendoj që si fillim ka funksionuar mirë në Shqipëri në raport me kushtet që janë në stadiumet tona.
Me aq pak kamera, sa realizohet VAR në Shqipëri, unë mendoj që është pozitive, pavarësisht gjithë këtyre gabimeve që te Vllaznia 2-3 raste janë krejt evidente”,-tha gjatë prononcimit të tij, specialisti i gjykimit, Mhill Shkëmbi.
Maringlen ZHIVANI