Gazeta “Shkodra Sport” e konfirmoi qe mbreme kete levizje dhe nderkohe diten e sotme e ka zyrtarizuar vete klubi krutan. Silvio Zogaj është lojtari më i ri i Kastriotit. Lajmin e ka publikuar vetë klubi me anë të një postimi në Facebook.

Sulmuesi u largua pak ditë më parë nga Teuta dhe nisi stërvitjen me krutanët. Klubi i uron mirëseardhjen në ekip 24-vjeçarit.

Përveç Teutës, Zogaj i cili eshte rritur tek Akademia Vllaznia, ka luajtur gjithashtu edhe me ekipet e tjera në superiore si: Luftëtari, Laçi dhe Vllaznia.

NJOFTIM

Silvio Zogaj është lojtari më i ri i Kastriotit. Sulmuesi 24 vjeçar, vjen te Kastrioti pas eksperiencave me Luftëtarin, Laçin, Vllazninë, dhe së fundmi Teutën. Klubi i uron mirëseardhjen dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë.