Në Kategorinë e Parë ka shumë ekipe që lënë gjurmë edhe sepse janë debutuese, por ka edhe nga ato që luajnë 2-3 sezone dhe më pas “zhduken” nga harta e futbollit shqiptarë. Ka ndodhur me Himarën, Mamurrasin apo dhe Adën e Velipojës e ndonjë tjetër.

Madje Himara e Mamurrasi për shkak të financave nuk janë më pjesë e futbollit, as në Kategorinë e Tretë.

Por, duket enë rrugën e tyre ka edhe ekipe të tjera. Vora e cila për herë të parë u ngjit një vit më parë në Kategorinë e Parë, ra sërish në të Dytën.

Ndaj edhe stafi dhe lojtarët janë larguar. Nuk dihet se çfarë do të bëhet për sezonin e ardhshëm pasi fusha ku luhen ndeshjet zyrtare nuk i plotëson kushtet pasi në dimër është e papërshtatshme fare për shkak të baltës së madhe./vipsport/