Manchester United këtë merkato kërkon dëshpërimisht një sulmues për të përforcuar organikën e skuadrës dhe për të siguruar golat. “Djajtë” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga sulmuesi i Brentfordit.

Ivan Toney është i piketuari i United, i cili pëlqehet shumë nga stafi i “Djajve”. Brentford nuk heq dorë kollaj nga shërbimet e 27-vjeçarit dhe për këtë kërkojnë jo më pak se 100 milionë euro.

Kontrata aktuale e Toney-t me United i përfundon në qershor të vitit 2025.

Skuadra nga Manchesteri po përgatit ofertën e duhur për të bindur Brentford për të lënë të lirë sulmuesin. Ndërkohë kujtojmë se për 27-vjeçarin ka interes edhe nga Arsenali dhe Chelsea.