Bibiana Steinhaus bëri historinë këtë sezon në Bundesligë duke e bërë e para femër që drejton një ndeshje të kësaj kategorie. Kjo tashmë duket e arkivuar pasi gjyqtarja gjermane po përgatitet të shkruaj një tjetër kapitull tepër të rëndësishëm për të, por edhe për futbollin europian. Steinhaus nga sezoni i ardhshëm mund të vendosë drejtësi në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër, në “Uefa Champions League”, raportojnë mediat gjermane.

38 vjeçarja ka stemën e FIFA-s që nga viti 2005 por ka arbitruar vetëm në ndeshjet e femrave. Nëse ndodh, Steinhaus bëhet e para femër që drejton në këtë kompeticion. Më parë ka qenë edhe Krisoula Margariti, por ajo ka qenë vetëm në rolin e asistentes.