Xherdan Shaqiri ka debutuar sot me fanellën e Çikago Fajërit në MLS-në amerikane ku ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë pa gola 0-0 ndaj Inter Majemit.

Kosovari me pasaportë zvicerane ka shkëlqyer dhe magjepsur përtej Atlantikut me paraqitjet e tij ku në një rast kishte shansin për të shënuar që në debutim, por portieri e priti mjaft bukur goditjen e 30-vjeçarit nga jashtë zone.

Klubi i Çikago Fajerit me anë të profileve të saja në rrjete sociale ka publikuar se Shaqiri është shpallur si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Shaqiri kaloi në Amerikë te Çikago Fajeri nga Lioni, skuadër ku numëroi vetëm 11 paraqitje, 2 gola të realizuar dhe tre asiste të dhuruara.