Saimir Hasani, sulmuesi shqiptar, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë një deklaratë të fuqishme, ku shkruan se me skuadrat që është aktivizuar në Superligën e Kosovës me skuadrën e Lirisë së Prizrenit dhe në të njëjtën kohë me KF Ferizaj.

Fenomen amator në Superligën e Kosovës. Kam heshtur më parë për shkak të profesionalizmit duke i pare gjithmonë gabimet te vetja duke u stërvitur çdo ditë, por nuk mund të mbaj injorancën dhe amatorizmin e disa palo-trajnerëve qe nuk e di kush iu jep të drejtën për të qenë trajnerë. Historia fillon në Prizren me ekipin e Lirisë.

Pas një komunikimi me drejtuesit e skuadrës, afrohem në skuadër dhe pas dy ditësh trajneri i skuadrës Bedridin Gjinali më jep konfirmimin që jam pjesë e skuadrës, vazhdoj fazën përgatitore 1 javë para së të fillojë kampionati nuk përfshihem në listën e skuadrës, arsye të cilën as sot nuk e di. Normal, ai shkarkohet për mungesë rezultatesh.

Historia përsëritet në Ferizaj me ekipin e KF Ferizaj. Kthehem nga Ukraina pas një komunikimi me trajnerin e skuadrës Bylbyl Sokoli. Dal në stërvitje, zhvillojmë 3 miqësore ku shënoj 4 gola dhe e dini çfarë më thotë trajneri i Ferizajt pas ndeshjes së pare ku shënoj 2 gola? Duhet të shënoja 5 gola.

5 gola nuk i ka shënuar sulmuesi më i mirë në Kosove në gjithë kampionatin. Aty e kuptova që ky është psikopati i radhës dhe ditët kalojnë. Para dy ditësh më konfirmon qëndrimin në skuadër pastaj fillon justifikime të tipit, jo probleme dokumentesh mendon se po flet me një 12 vjeçar që nuk kupton tregun e futbollit jo me një lojtar profesionist.

Te jesh korrekt ne fjalën që thua nuk është vetëm burrëri fjalë të cilën ju nuk e njihni se jeni këlyshë të pabesë, ordinerë të papërgjegjshëm që nuk e di si drejtues të skuadrave jë besojnë menaxhimin e skuadrës por është profesionalizëm në kuptimin e parë.

Mos mendoni për mua o njerëz qe investoni që na lënë në rruge sepse ne futbollistët kemi mësuar të luajmë në rrugë, rruga është vendi që na çon drejt suksesit por mendoni për zhvillimin e futbollit për të ardhmen e fëmijëve tuaj për të rritur profesionalizmin. Largoni këto njerëz kancerozë nga futbolli”./newsport/