Opinion nga Behar ULAJ*

Kemi një trajner mercenar, që e ka mendjen vetëm te rroga e tij, sepse Vllaznia nuk i dhimbset aspak, madje edhe disa lojtarëve që i solli aiUnë medoj se Duro duhet të hapë krahun, pra me ik prej Vllaznisë, sepse ka gabuar qysh në start, pra, në merkato. Bëri 11 blerje, të gjitha skarco. Të gjithë ata futbollistë janë marrë me pëlqimin Duros, këtë e ka pranuar edhe ai vetë. Ka dy gjëra.

Lojtarët ose janë të mirë dhe Duro nuk di të punojë me ta, pra, nuk di si të gjejë mënyrën e duhur për të marrë më të mirën prej tyre, ose Duro është i paaftë për të ecur para. Te Vllaznia aktuale kemi vetëm tre lojtarë cilësorë, ndër më të mirët në Shqipëri, Vujadinoviç, Smajli e Hajdari. Por mos harrojmë se këta Duro i gjeti te Vllaznia, ndërsa erdhën dhe vazhdojnë të luajnë Hysa e Begaj, dy prurjet më të dobëta, kjo sipas opinionit tim. Të dy këta lojtarë i shohim gjatë ndeshjeve pa asnjë lloj grinte, shohim ca krosime amatoreske, shkojnë deri afër portës kundërshtare dhe nuk janë të zotët as të gjuajnë, lëre pastaj të shënojnë apo të japin një asist të hajrit. Drejtuesit e klubit janë zënë ngushtë me të, sepse ai merr 4 milionë lekë në muaj dhe nëse e largojnë, i detyrohen t’i paguajnë kontratën deri në fund. Ai këtë e shfrytëzoi dhe nuk i bën përshtypje se ku përfundon Vllaznia, por ne tifozët që jemi rritur me këtë skuadër, na dhemb shpirti se e duam pa interes, ndërsa Duro po tregohet një mercenar pa zemër. Ka plot 5 muaj në Shkodër, ka marrë deri tani 20 milionë lekë dhe në 10 ndeshje, ekipi ka shënuar 10 gola dhe ka pësuar trefish. Pra, ai duhet të bëhet burrë e t’i thojë vetes: Boll u eliminuam prej kupës dhe shkuam në vend të 7-të duke humbur ndeshje edhe brenda, ndërsa Shpëtim Duro del dhe thotë: Luajtëm mirë, humbëm kot, nuk ishim me fat. Ndonjë që thotë se Duro ka bërë punë të mirë te Vllaznia, ja ka fut kot, sepse nuk merr vesh në futboll. Për mua puna e mirë janë rezultatet. Por këto rezultate nuk janë të mira për Vllazninë, ndoshta duhet të drejtojë ndonjë Tomor (pa dashur të fyej këtë ekip) apo ndonjë ekip tjetër për të qenë në vend të shtatë. Unë dhe shokët e mi nuk mund ta pranojmë një Vllazni në vend të shtatë, pa ide, pa lojë të bukur, pa asgjë të mirë, me një trajner që nuk merr përgjegjësi. Kemi parë shumë mercenarë që kanë ardhur në Shkodër, por jo si Duro, që është kryekëput fajtor dhe nuk del të thotë që unë këtu po e lë, përkundrazi, pret ta shkarkojnë dhe të paguhet pa punuar fare. Me terezinë e tij mirë e ka, fundja ku do t’i marrë më 4 milionë lekë në muaj. Për mendimin tim, po e patë më Shpëtim Duron në një skuadër me emër, atëherë drejtuesit e klubeve tona qenka mediokër dhe nuk kanë sy. Unë tani u binda, por më mirë vonë se kurrë. Kjo shprehje vlen edhe për trajnerin Duro, që duhet të ikë, të paktën t’i themi që ishte burrë dhe donte të mirën e Vllaznisë.
*Marrë nga gazeta “Sporti Shqiptar”