Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve ka fituar 3-1 me Maqedoninë e Veriut. Edhe pse me tri pikë, kuqezinjtë e Armando Cungut e kanë mbyllur në vendin e tretë grupin e 7 kualifikues, duke mos vijuar më tej për Evropianin 2022.4

Humbja 4-0 me Francën ka rezultuar fatale për tanët, që pësuan shumë gola dhe në fund vendi i dytë i takon Serbisë falë golavarazhit.

Në sfidën e fituar me kombëtaren maqedone, djemtë e Cungut ishin më të saktë në fushë. Pjesa e parë u mbyll 1-1, teksa Mata zhbllokoi ndeshjen për tanët.

Në të dytën, branda dy minutave, Pjeshka dhe Bibo kanë vendosur për epërsinë e kuqezinjve. Goli i dyte u shenua nga futbollisti i Vllaznise Paolo Pjeshka nderkohe qe si titullar e ka nisur kete ndeshje edhe futbollisti tjeter i saj Rejan Alivoda. Kështu, Shqipëria renditet e treta në grup, duke humbur mundësinë për më tej.