E ka nisur me kembe te mbare punen si drejtor sportiv tek Egnatia, shkodrani Ndriçim Shtubina. Diten e sotme ai sebashku me presidentin Demrozi kane bere realitet afrimin e pare ne merkato.
Dhe Shtubina si sulmues qe eshte, e ka nisur punen duke ofruar ne skuader nje sulmues cilesor. Behet fjale per tuzianin llir Camaj. Ish- lojtari i Deçiq ka firmosur tashme per rrogozhinat dhe do te jete shume shpejt ne dispozicion te trajnerit Tetova.
Por sipas drejtorit sportiv te sapoemeruar tek Egnatia, shume shpejt do te kete edhe te tjera afrime cilesore. Me nje postim ne rrjetet sociale, ish- futbollisti i Vllaznise shkruan: “Mire se vjen Ilir Camaj. Veç fillimi, do kete shume bomba te tjera shume shpejt”.
Tashme mbetet te presim se cilat do jene “bombat” e merkatos qe paralajmeron Shtubina. Drejtusit e Egnatias e kane te qarte qe per te mos qendruar ne ankth siç bene ne sezonin e fundit kur siguruan qendrimin ne Superlige vetem ne ndeshjen e play-out, duhet ndertuar nje skuader shume cilesore.
Per kete arsye, duhen zgjedhur lojtare qe i rrisin vlerat skuadres dhe per kete arsye, Shtubina dhe njerezit e tjere qe merren me merkaton, jane duke punuar fort ne kete drejtim./SHKODRA-SPORT.COM/