Mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina e ka mbyllur përfundimisht bashkëpunimin me Vllazninë dhe ndërkohë është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me një tjetër ekip. Bëhet fjalë për kampionen në fuqi të vendit, Kukësin. Bisedimet në mes tij dhe drejtuesve të këtij klubi kanë avancuar dhe pritet vetëm hedhja e firmës.

Mbyllja e bashkëpunimit shumëvjeçar me kuqeblutë nga ana e kapitenit, nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit. Për më tepër që ai ka qenë një ndër lojtarët më të vlerësuar dhe të respektuar. Megjithatë, gjërat tashmë kanë marrë rrugë dhe 30 vjeçari ka tërhequr dokumentacionin pranë klubit duke kërkuar që të firmosë tashmë për Kukësin. Një lëvizje e tillë natyrisht që në rradhë të parë ka ardhur për aryse financiare pasi mendohet që oferta e presidentit Gjici të jetë e lart por duhen pritur ditët e ardhshme për të parë nëse do të zyrtarizohet kjo kontratë apo jo.

© shkodrasport.com