Ernest Gjoka është larguar nga drejtimi i Vllaznisë vetëm tre ditë më parë, ndërsa zyrtarisht vetëm dy ditë, fill pas humbjes 2-0 që regjistroi skuadra shkodrane në javën e 34-tët të kampionatit ndaj Partizanit.

Si nisi historia e Gjokës me Vllazninë? Pas largimi nga pankina e Kukësit, Gjoka morë  në dorë drejtimin e Vllaznisë e cila vinte pas humbjes 1-0 ndaj Kamzës.

Kundërshtari i parë me të cilin Gjoka është përballur me tu emëruar në krye të ekipit shkodran ka qenë Partizani, skuadër e cila së fundmi vulosi fatin e teknikut kryeqytetas.

Ndeshja e parë në krye të Vllaznisë ndaj të kuqve ishte një humbje për shkodranët dhe Gjokën, kështu ndodhi dhe pak ditë më parë, këtë herë në mënyrë pëfundimtare duke i hequr nga duart Vllaznisë Gjokën dhe Gjokës Vllazninë./newsport/