Gjoka ka reagur për herë të parë që kur njoftoi dorëheqjen nga ekipi shkodran. Ajo që “Panorama Sport” njoftoi në gazetën e ditës së sotme, konfirmohet.

Ai nepërmjet një mesazhi të publikuar ka treguar edhe njëherë se ekipi e la atë në baltë.

Mesazhet janë të një tifozi, por Gjoka nuk ka preferuar të jap emra, se kush e tradhëtoi. “Elson ti mund të thuash pa respekt! Ok. Është mendimi juaj.

Unë nuk mendoj se ika si frikacak por ika sepse në ndeshjen me Partizanin u ndjeva i lënë në baltë nga ekipi dhe për këtë arsye u largova!

Kurse për frikacak kam katër muaj që nga mëngjesi e deri në darkë me agjent krimesh që më shoqëronin çdo ditë!

Pse çfarë ekuilibrash prisha unë në Shkodër? Kujt i shërbente që unë të ikja nga Shkodra? Dhe po të isha frikacak kisha ikur me kohë që kur më sulmuan por vazhdova se doja të luftoja deri në fund për Vllazninë si fanellë e rëndë por lufta bëhet me bashkëpunëtorë, jo vetëm dhe unë ngela vetëm!

Ju mund ta mendoni si të doni pa respekt apo me respekt! Të faleminderit që më shkruajte me emër, e vlerësoj”, shkruan Gjoka në mesazhin që i kthen tifozit.