Në shumë raste, i referohemi kësaj faqeje shumë të njohur sot në botën e internetit për të marrë informacione. Bëhet fjalë për Wikipedian, faqen enciklopedike më të madhe sot në botë. Nëse kërkon sot në të me emrin Vllaznia, ajo çfarë të shfaqet para syve të habit disi. Thuasje të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me këtë skuadër të futbollit, janë të sakta. Duke filluar nga data e themelimit, stadiumi ku luan, ngjyra tgradicionale, trofetë e fituara, trajneri aktual që e drejton dhe shumë gjëra të tjera. Por ai që të bën përshtypje është emri i presidentit të klubit. Emri i tij është ai i Valter Fushajt. Ky i fundit ka 6 muaj që ka dhënë dorëheqjen nga ky post por mesa duket, për Wikipedian ky ndryshim ende nuk është marrë vesh. Në vend të tij duhej të ishte emri i Lorenc Lukës, kryebashkiakut të Shkodrës. Të habit ky mosndryshim i emrit ngaqë në të është bërë edhe ndryshimi i emrit të trajnerit të kësaj skuadre. Trajner sipas Wikipedia-s është Rudi Vata dhe ndonëse ky ndryshim ka ndodhur në fillim të nëntorit, ai është konstatuar nga azhornuesit e kësaj faqe dhe është ndryshuar. Por emri i presidentit jo ndonëse largimi i Fushajt ka ndodhur 2 muaj e gjysëm më përpara se të ndryshohej emri i trajnerit. Kjo në fakt nuk është ndonjë sajesë e jona. Mjafton thjesht të klikosh në adresë http://sq.wikipedia.org/wiki/KS_Vllaznia dhe konstatimi në fjalë është i lehtë për t’u parë.

www.shkodrasport.com