Skënderbeu humbi dje 2-0 me Egnatian, duke u renditur në vendin e parafundit në klasifikimin e Superligës pas javës së 21. Korçarët veç rezultateve “jo” dhe pesë humbjeve radhazi, kanë një “mal” me mungesa.

Meksi, Moraes, Vrapi dhe Vitja nuk janë rikuperuar ende nga dëmtimet, ndërsa kthehen nga pezullimi me kartona Victor, Sadriu dhe Randy.

Në duelin e djeshëm kundër Egnatias, Mara dhe Vangjeli u ndëshkuan me kartona të verdhë, çka do thotë se kanë plotësuar numrin katër të tyre, duke qenë jashtë për sfidën e radhës, atë me Vllazninë që luhet të premte (25 shkurt) në 16:45 në Korçë.

Megjithate edhe shkodranet do te kene mungesa sepse Hakaj nuk do te luaje per shkak te marrjes se kartonit te kuq dje, e po ashtu do te mungoje edhe trajneri Brdariç, edhe ai i pezulluar per kartona.