Skuadra e Ballkanit do të zhvillojë ndeshjen e tretë në fazën në grupeve të Uefa Conference League.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka grumbulluar 1 pikë në 2 ndeshje dhe sfida përballë Sivasporit të Turqisë pritet të jetë vendimtare për ecurinë më tej.

Sivasspor po kalon një moment negativ në Superligën e Turqisë, duke u pozicionuar në vendin e 17-të. Megjithatë bastet sportive besojnë se turqit do ta kenë të lehtë ndaj skuadrës së Ballkanit.

Fitorja e Sivasspor kuotohet me koeficientin 1.45, ndërsa fitorja e Ballkanit me koeficientin 7.5 dhe barazimi 4.5.