Pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” është zhvilluar ndeshja në mes ekipeve të 15 vjeçarëve të Zonave Rajonale të Shkodrës dhe Durrësit.

Ajo që duhet përmendur është se gjatë këtij takimi të fituar me rezultatin 2-0 nga shkodranët, ka rënë në sy një gafë e rëndë e portierit durrsak.

Identik si ajo e portierit të Liverpulit Karius në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Realit kur i dhuroi topin Benzemasë.

I njëjti gabim edhe në këtë rast. Portieri durrsak, bën pasimin më të vështirë të karrierës së tij duke ia dhuruar topin sulmuesit kundërshtar që nuk gabon dhe shënon.

Por, nëse ky gabim nuk kushton asgjë, ai i Karius padyshim që do mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve për vetë rëndësinë e ndeshjes ku ka ndodhur.
© shkodrasport.com