Tashmë është bërë publike që në çdo ndeshje të mbetur deri në fund të këtij sezoni, ekipi i Vllaznisë do të shpërblehet për çdo fitore që do të arrijë.

Madje, është përcaktuar edhe vlera e premios që do të akordohet. Ajo do të jetë 5 mijë euro për çdo fitore.

Siç është bërë e ditur, një shpërblim i tillë është premtuar nga ana e deputetit të Shkodrës, Tom Doshi.

Padyshim që kjo gjë do t’i motivojë edhe më shumë futbollistët në fushën e lojës. Ata po kalojnë një moment të mirë dhe rezultatet pozitive nuk kanë munguar në këto takimet e fundit por nuk mjaftojnë.

Vllaznia ka nevojë për të tjera fitore, duke nisur nga kjo e sotmja ndaj Partizanit.

Por ndërkohë, premio e premtuar nga deputeti Doshi nuk vlen për barazimin.

Çka do të thotë se kuqeblutë duhet të luajnë me “marshin e fundit” për të marrë me çdo kusht trepikëshin por edhe për t’iu gëzuar premios.
shkodrasport.com