Ndeshja në mes Vllaznisë dhe Partizanit konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy ekipet dhe padyshim që pritet me interes nga të dy ekipet.

Ndërkohë, në kërkim të fitores të dy ato presin edhe drejtësi nga arbitrat e kësaj ndeshje.

Për këtë takim janë caktuar të arbitrojnë plot 6 arbitra ashtu si pak ditë më parë në Kamëz.

Po kush do të jetë njeriu që do t’i fryjë bilbilit sot në “Loro Boriçi”. Interesant është se për këtë ndeshje FSHF nuk ka zgjedhur asnjë arbitër të FIFA-s por ia ka besuar atë vlonjatit të kolegjiumit të Tiranës, Klajdi Kola.

Ndërkohë asistent i tij i parë do të jetë lezhjani Ridiger Çokaj ndërsa i dytë, tiranasi Dojando Myftari.

Arbitër i katërt do të jetë tiranasi tjetër Redvan Shaba. Ndërkohë do të ketë edhe dy arbitra pas porte, Blerim Ziri i Fushë Krujës dhe Olsi Sokoli nga Tirana.

Delegat i Federatës Shqiptare të Futbollit do të jetë Bujar Pregja ndërsa vëzhgues Albano Janku.
© shkodrasport.com