HomeFUTBOLLStadiumi i ri i Fierit, kryebashkiaku Subashi zbulon para kryeministrit Rama takimin...

Stadiumi i ri i Fierit, kryebashkiaku Subashi zbulon para kryeministrit Rama takimin me Dukën

Armando Subashi kryebashkiaku i Fierit tha ditën e sotme gjatë një vizite të Kryeministrit të vendit, z. Edi Rama në qytetin e Fierit se: “Kam pasur një takim javën e shkuar edhe me presidentin e FSHF-së Armand Duka në lidhje me stadiumin e ri. Do të jetë një impiant që do të ndërtohet shumë afër “By-Passit” dhe që është në një pikë nevraligjike”, – tha Subashi.

Ndërkohë që Kryemnistri i vendit Edi Rama si e ka dëgjuar ka dhënë miratimin e tij. Në fakt, vetëm pak muaj më parë u bë një invetsim i pjesshëm në “Loni Papuçiu”, stadium që prej dekada mbart ndeshjet e Apolonisë dhe ku është shkruar historia e shumë brezave të futbollit fierak.

Por, duket se stadium i ri që do të ndërtohet në hyrje të Fierit, do të jetë i pari që ndërtohet nga e para dhe jashtë qendrave të banuara apo qyteteve, ndryshe nga stadiumet e tjera që janë ndërtuar në trojet e atyre ekzistuese, siç edhe ka ndodhur me “Air Albania”, “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena”. Ai ka kapacitet 8000 vende dhe punimet mund të nisin në shtator.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments