Java e tretë e Abissnet Superiores hyri në histori si java ku nuk u regjistrua asnjë fitore, pasi të 5 përballjet përfunduan në barazim, megjithatë statistikat e publikuara nga SuperSport konfirmojnë se jo në çdo ndeshje rezultati ka qenë i drejtë për atë që skuadrat kanë dhënë në fushën e lojës.

Ai ka publikuar edhe statistikat e ndeshjes Partizani- Vllaznia qe u mbyll ne barazim 1-1, ndeshje kjo e luajtur ne stadiumin “Elbasan Arena”.

Partizani ia doli të marrë një pikë ndaj Vllaznisë, falë një goli të shënuar nga Arinaldo Rrapaj në minutat e fundit të ndeshjes, megjithatë “të kuqtë” kanë merituar ndoshta diçka më shumë për atë që dhanë në fushë, sidomos në pjesën e dytë, ku zhvendosën lojën në gjysmëfushën shkodrane.

Plot 59% të kohës kanë pasur nën kontroll topin futbollistët e Partizanit, që kanë provuar 14 goditje në total, 5 prej të cilave në kuadrat, shifra këto që janë thuajse 3-fishi i atyre të shkodranëve, të cilët pasi gjetën golin shumë shpejt, duket se ndryshuan strategji dhe kaluan në pritje.

Thuajse të gjithë statistikat janë në favor të kryeqytetasve, me përjashtim të driblimeve të provuara dhe atyre të fituara, ku shfaqet një barazi me 20 në favor të vendasve dhe 21 të shkodranëve.